TE LINDA

Sallatë vitaminoze me bishtaja

Përbërësit për një person:

100 gr bishtaja

100 gr bollgur

2 vezë të ziera

40 gr djathë “Rugove”

Përbërësit për salcën:

50 ml vaj ulliri

1 lugë çaji tahin

1 thelb hudhër

½ tufe majdanoz i freskët

Kripë/piper

Kopër e thatë

Përgatitja:

Së pari zihen bishtajat mbi avull.

Në një enë të vogël përzihen të gjithë përbërësit e salcës.

Bishtajat marinohen mirë e mirë me salcën e përgatitur.

Vezët dhe bollguri vendosen në një pjatë, bashkë me bishtajat dhe djathin e bardhë.

Pastaj shtihet pak salcë sipër dhe sipas dëshirës, edhe pak dredhëza.