TE LINDA

Bukë me hudhër

Përbërësit:

400 gr miell integral gruri
300 gr miell gruri
300 ml qumësht të vakët
100 ml vaj ulliri ose misri
2 vezë
7gr maja buke
1 lugë supe mjaltë
40 gr gjalpë Hudhër dhe majdanoz

Përgatitja: 
Në një enë të madhe hedhim përbërësit e ngurtë. Gatuajmë brumin, duke ia shtuar masës edhe përbërësit e lëngshëm. Brumin e fituar e lëmë në ambient të ngrohët, derisa të bymehet. 
Pasi brumi të jetë gati, e hollojmë me trashësi prej rreth 5 milimetrash. Brumin e lyejmë me gjalpin e zbutur (jo të shkrirë), ndërsa sipër i hedhim hudhrat dhe majdanozin e grimcuar. 
E presim në katrorë me trashësi 5x5cm dhe i vendosim një mbi një, e pastaj në tepsi buke. 
Masën e lëmë prapë të bymehet dhe pastaj e lyejmë sipër me të verdhën e vezës. Buka pastaj piqet në temperaturë 180 gradë celsius.