TE LINDA

Oriz me mish viçi dhe shafran

Përbërësit për 4 persona

300gr mish

1 qepë e madhe

1 spec i kuq

300gr kërpudha

200gr oriz

Vaj ulliri

Kripë/piper

40gr gjalpë

2-3 degë majdanozi të freskët

20 fije shafran

 

Përgatitja

E presim mishin në kube të vogla dhe e marinojmë me vaj ulliri, kripë dhe piper.

Në vaj ulliri skuqim qepën e grimcuar dhe ia shtojmë pastaj mishin.

Më pas shtojmë edhe specin dhe kërpudhat e grimcuara, ndërsa i skuqim bashkërisht edhe për disa minuta të tjera.

Shtojmë orizin dhe erëzat dhe pastaj e shuajmë me ujë të vluar ose me lëng të perimeve, duke ia shtuar gradualisht orizin.

Në një enë të vogël shtojmë shafranin dhe e mbulojmë me ujë të vluar.

Në fund shtojmë gjalpin dhe shafranin.