4 tortila integrale
500gr kërpudha
400gr spinaq
200gr djathë “Rugove”
Kripë/piper
Erëza sipas dëshirës
Përgatitja
I presim kërpudhat me trashësi rreth 3 milimetër.
I skuqim në vaj ulliri.
Shtojmë pastaj spinaqin dhe i skuqim të gjitha së bashku, edhe 3 deri në 4 minuta të tjerë.
Në fund shtojmë kripën, piperin dhe erëzat e tjera, sipas përzgjedhjes.
Me masën e fituar mbushim gjysmën e tortilës.
Mbi hedhim djathë dhe piper djegës.
I mbyllim tortilat dhe i vendosim në toster, duke i lyer nga të dyja anët me gjalpë.
Masa piqet për 4 deri në 5 minuta.