TE LINDA

Supë detoksikuese

300gr gjoks pule

500gr perime (lulelakër, brokoli, karrota)

2 degë selinoje

2cm xhenxhefil të freskët

Kripë/piper

1 lugë çaji kurkum

Majdanoz të freskët

 

Ziejmë gjoksin e pulës mbi avull.

Largojmë masën e zier dhe në të njëjtën enë ziejmë, po ashtu mbi avull, perimet e ndara në kube.

Më pas edhe gjoksin e mishit të pulës e grimcojmë në kuba dhe e shtojmë së bashku me perimet në ujin ku të gjitha janë zier.

Në fund shtojmë erëzat.