Storie suksesi

Gani Jakupi

Gani Jakupi
Nënshkrimi i librave në Calvados (France)

1. Në cilin vit keni mërguar?

- Nuk ka qenë mërgim i mirëfilltë. Diku kah mesi i viteve të ’70, u gjeta i përfshirë në një projekt të shkëmbimit të studentëve me Francën. Edhe pse unë ende isha nxënës i shkollës së mesme, lektori francez në fakultetin filologjik të Prishtinës e vlerësoi njohjen time të frëngjishtes. Shkova me përtesë, nuk më interesonte... por u ktheva i fascinuar! Jo vetëm që francezët nuk kishin kompleks superioriteti, me të cilin ballafaqohesha në pjesët tjera të Jugosllavisë, por ata tregonin kureshtje të mirëfilltë për identitetet dhe kulturën e të tjerëve. Nga ai moment, ëndërroja të kthehesha në Perëndim.