КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
Кошарка

Адамс, поново „МВП“ турнеје

Мика Адамс

Mika Adams i Rahovecit 029 për herë të dytë radhazi e ka fituar çmimin e më të mirit të xhiros në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Adams të hënën është shpallur “MVP” i javës së gjashtë. 

Amerikani shkëlqeu në fitoren dramatike të Rahovecit 029 ndaj Vëllaznimit. 

Rahoveci 029 të shtunën e mposhti Vëllaznimin me rezultatin 100:99. 

Adams u dallua me 37 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime. 

Adams zuri vend në pesëshen e javës bashkë me Dwight Wilsonin e Pejës, Ja’cori Paynen e Trepçës, Shanon Shorterin e Bashkimit dhe Laolu Oken e Borës.