Shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me listën “Koalicioni Shqiptar”, me numër 17. Përfaqësuesit politikë të Kosovës u kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, me synimin për të siguruar sa më shumë deputetë. Më 2020, kur garuan të bashkuar, shqiptarët fituan tri ulëse në Kuvendin e Serbisë
Fatlind Azizi është nga Presheva, por jeton në Kosovë. Të dielën ai do të udhëtojë drejt vendlindjes për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet në Serbi.
Azizi ka thënë se, pavarësisht sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginë, pjesëmarrja në zgjedhje mbetet e rëndësishme për përfaqësimin politik dhe mbrojtjen e interesave të tyre.
“Lajmi më i mirë që është që të gjitha partitë politike janë bashkuar në një koalicion të përbashkët. Pritjet nuk janë maksimale dhe normalisht që kjo do të varet shumë edhe nga numri i përgjithshëm i votuesve në Serbi”, ka thënë Azizi, shqiptar nga Lugina e Preshevës.
Thirrje për dalje masive në zgjedhje kanë bërë përfaqësues të “Lëvizjes Vatra”, organizatë që avokon për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kryetari i saj, Kushtrim Kadriu, ka thënë se për dallim nga zgjedhjet e kaluara, këtë vit nuk janë bërë organizime për të udhëtuar me autobusë, për shkak të presionit serb në pikat kufitare.
“Jemi duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë familjare ta kryejnë obligimin e tyre qytetarë. Kemi pasë probleme të shumta nga presioni serb atje duke i ndaluar dhe mos i lejuar me dalë në mënyrë të organizuar”, ka deklaruar kryetari i “Lëvizjes Vatra”.
Partitë politike shqiptare të Luginës, në zgjedhjet e 25 tetorit, garojnë në listën “Koalicioni Shqiptar” që në fletëvotim ka numrin 17.
Албанци су обично били заступљени са једним послаником у Скупштини Србије, али су 2020. године, када су се странке ујединиле, освојили три места.
Belgzim Kamberi, i cili është hulumtues në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka thënë se ka dy faktorë që mund të vështirësojnë synimin e shqiptarëve për ta përsëritur suksesin e gjashtë vjetëve më parë.
“Pjesëmarrja në nivel të Serbisë pritet të jetë shumë më e lartë, për shkak të polarizimit të thellë që është mes partisë së Vuçiqit dhe listës së studentëve. Dhe sa më shumë është pjesëmarrja më e lartë, aq më shumë vota duhet për t’u bërë deputet. Faktori i dytë është mungesa e entuziazmit të votuesve shqiptarë në Serbi që ka ekzistuar ndër vite për shkak që nuk ka pasur shumë rezultate, për shkak të pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Kamberi.
Por, Kadriu ka shprehur pritjen që zgjedhjet të sjellin ndryshime për shqiptarët.
“Presim ndryshim në politikën serbe dhe urojmë që partitë të cilët kanë maltretuar shqiptarët në Serbinë Lindore të mos jenë faktorë dhe të përmirësohet integrimi i tyre në jetën institucionale”, ka thënë Kadriu.
E, Fatlind Azizi ka thënë se, përtej rezultatit zgjedhor, shumë më shumë angazhim për Luginën duhet të tregojnë Kosova dhe Shqipëria.
“Presim një reflektim nga të dyja anët, unë pres më shumë nga spektri shqiptar sidomos nga Tirana dhe Prishtina që në bashkëpunim me përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës të hartojnë dhe të mirëmbajnë një strategji afatgjate në të mirën e komunitetit shqiptar në Serbi”, është shprehur Azizi.
Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, përfaqësues shtetërorë dhe të partive politike në Kosovë njëzëri u kanë bërë thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në Serbi, që të dielën masivisht ta mbështesin listën e përbashkët të subjekteve politike nga Lugina e Preshevës.
Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një videoadresimi ka thënë se vota është mënyra demokratike e përgjigjes ndaj diskriminimit, përjashtimit dhe shtypjes që Serbia ua bën shqiptarëve në Luginë.
„Албанци из Прешева, Бујановца и Медвеђе имају право да граде своје животе у својој домовини, са једнаким могућностима. Дискриминација, искључивање и угњетавање захтевају одлучан демократски одговор. Са солидарношћу. Са истрајношћу. Са учешћем. Сутра је дан када морате изразити своју вољу. Кроз гласање, свако од вас одлучује о заступљености, а опозиција је одговор. Сви ви који сте на Косову и имате право гласа у Прешеву, Бујановцу и Медвеђи морате сутра бити у својој домовини да гласате. Слично томе, позивам своје сународнике у Прешеву, Бујановцу и Медвеђи да се активно укључе и да свако од вас изађе на гласање и подржи број 17, „Албанску коалицију“. Гласачки листић мало тежи у руци, али одлука тежи будућности“, изјавио је Курти.
Në mesazhin e saj, presidentja Justina Shiroka-Pula u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, që ta shfrytëzojnë të drejtën demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre.
“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka thënë Shiroka-Pula.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se me bashkim partitë e kanë kryer punën e tyre dhe se tani është radha e qytetarëve. Ajo ka shkruar në Facebook se për Kosovën është e rëndësishme që të ngrihet zëri ndaj çdo padrejtësie që u bëhet shqiptarëve në Luginë.
“Kosova i ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet në Luginë. Përfaqësimi politik i shqiptarëve atje, mbrojtja e të drejtave të tyre dhe ngritja e zërit për çdo padrejtësi që u bëhet mbeten gjithmonë të rëndësishme për ne. Prandaj, i ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës që nesër të dalin e ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Edhe ata që jetojnë e punojnë në Kosovë dhe kanë të drejtë vote, i inkurajoj të udhëtojnë për atje e të marrin pjesë në këto zgjedhje. Nesër, zëri i Luginës dëgjohet përmes fletëvotimit, me votën për numrin 17, ‘Koalicionin Shqiptar’. Luginë, Kosova është me ty!” ka shkruar ajo.
такође
На северу кажу да су Срби под притиском да гласају за Вучића.
Thirrje të njëjtë kanë bërë edhe përfaqësues të partive në opozitë.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka apeluar që të votohet Koalicioni Shqiptar me numrin 17.
“Sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlament, aq më shumë përfaqësim, mbrojtje, të drejta e fuqi për shqiptarët. Aq më shumë mundësi për t’u përballur me politikat diskriminuese dhe përndjekëse ndaj tyre. Prandaj, nesër, secili shqiptar e secila shqiptare jo vetëm të votojë, por edhe të bëhet pjesë e mobilizimit, që çdo votues shqiptar të dalë në zgjedhje. Ky është një moment përcaktues për shqiptarët atje. Le të jetë një ditë e madhe për të gjithë!” ka thënë ajo.
E nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme të së dielës në Serbi, duhet parë edhe si referendum.
“Kur bëhemi bashkë për një qëllim, për një kauzë në themelet e Referendumit për të drejta e bashkim, s’mund t’ju ndalë askush. Më 25 tetor bashkojeni votën për një listë, për një qëllim, për një Referendum. Rikthimi te lista e përbashkët ishte dhe mbeti qëllim i përbashkët”, ka thënë Haziri.
Përfaqësues shtetërorë e edhe partiakë të Kosovës, edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme në Serbi kanë pritur kandidatët shqiptarë për deputetë dhe kanë bërë thirrje për mobilizim e pjesëmarrje masive në votime, me qëllimin për të siguruar sa më shumë ulëse në Kuvend.
Sipas regjistrimit të popullsisë që në vitin 2022 është realizuar në Serbi, në këtë shtet janë deklaruar 61 mijë e 687 shqiptarë. Aktivistë politikë dhe të shoqërisë civile në Luginë vazhdimisht kanë alarmuar për politikat që aplikon shteti serb, e që për qëllim kanë spastrimin etnik të kësaj pjese, nëpërmjet procesit të pasivizimit të adresave.
Lista e përbashkët e partive politike shqiptare të Luginës quhet “Koalicioni Shqiptar”. Marrëveshja për të garuar bashkë u arrit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, siç njoftoi në fund të shtatorit vetë kryeministri Albin Kurti.
Уједињење свих албанских политичких партија у долини, кад год се то десило, довело је до бољих изборних резултата и веће заступљености у српском парламенту који има 250 места. Али када нису били заједно, једини који их је обично представљао последњих година био је Шаип Камбери.
По први пут, 2020. године, све албанске странке из Прешевске долине су се окупиле и такмичиле на једној листи. То је такође био први пут да су Албанци обезбедили три места у Скупштини Србије.
На овим изборима, кандидовали су се на листи под називом „Алтернатива демократских Албанаца – Уједињена долина“. Ова листа је обезбедила 26,437 гласова, односно 0.82%, што се претворило у 3 мандата.
Две године касније, на следећим парламентарним изборима у Србији, Албанци су се такмичили са две листе, „Коалицијом уједињених Албанаца“ и „Албанском демократском алтернативом“. Уједињена коалиција није освојила ниједно место, док је друга, коју је представљао Шаип Камберин, била једина која је постала посланик.
Србија је 2023. године поново изашла на превремене парламентарне изборе, али су Албанци конкурисали са две листе. Листа Шаипа Камберија је поново добила највише гласова и он је обезбедио мандат посланика.
Од 2007. до 2020. године, Албанци из Прешевске долине нису освојили више од једног места у Скупштини Србије. Стога, 2020. година остаје година која је први пут окупила све Албанце на једној изборној листи и једини пут када су обезбедили три места у Скупштини Србије.
Превремени парламентарни избори у Србији 25. октобра 2026. године окупили су све албанске политичке странке из Прешева, Бујановца и Медвеђе.
Kryeministri Kurti ka deklaruar se meqenëse serbët në Kosovë kanë të garantuara 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës nga 120 sa janë në total, do të duhej që shqiptarët e Luginës të kishin së paku pesë të garantuara në Parlamentin e Serbisë.
Presidenti i deritanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dha dorëheqjen nga posti i të parit të shtetit serb, në mbrëmjen e 27 shtatorit. Ai dha dorëheqje për të marrë pjesë në garën për postin e kryeministrit si kandidat i partisë së tij, Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
Megjithatë, këto zgjedhje konsiderohen si rrallë herë të pasigurta për fitoren e Vuçiqit. Lista e Studentëve po prin në disa sondazhe e në të tjera qëndron fare afër përqindjes së listës së Vuçiqit.