Институти Демократик и Косовес (КДИ) ка керкуар ке Гјиката Кусхтетуесе те скароје пасојат е схкељес се афатеве кусхтетуесе дхе процедурални гјате процесит те конституимит те Кувендит, перфсхирдетен прозите криетарит дхе ненкриетареве, си дхе менирен е вазхдимит те сеанцаве.
Кето влересиме у бене не конференцен пер медиа ме растин е публикимит те анализес “Конституими и Кувендит пас скадимит те афатит кусхтетуес – Мес невојес пер функсионалитет и институционал дхе респектимит тенгести дисти кусхте кусхтетуес”, ке, сипас тире, духет те трајтохен нга Гјиката Кусхтетуесе.
Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se Kushtetuesja duhet të sqarojë edhe pasojat juridike për moskonstituimin e Kuvendit në afatin 30-ditor prej certifikimit të zgjedhjeve.
“Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht dhe i njëjti u shkel. Tash duhet të sqarohet çfarë pasoje juridike prodhon kjo shkelje, nëse mund të vazhdohet procesi pas skadimit të afatit, dhe nëse po, mbi cilat rregulla do duhej të ndodhte kjo. Lënia pezull e kësaj çështje u krijon hapësirë akterëve politik që edhe në legjislaturat e ardhshme ta përshtatin kohëzgjatjen e konstituimit me marrëveshjet dhe kalkulimet e tyre”, ka thënë tha Cakolli.
Në anën tjetër, Vullnet Bugaqku trajtoi të drejtën e grupit më të madh parlamentar për propozimin e Kryetarit të Kuvendit. Mungesa e propozimit në seancat e gushtit, sipas analizës, ngriti pyetjen se si zbatohet kjo e drejtë përballë detyrimit të Kuvendit për t’u konstituuar brenda afatit.
“Gjykata duhet të sqarojë nëse e drejta e propozimit mund të shterohet, në çfarë rrethanash, kush e konstaton këtë dhe si vazhdon procedura. Deputetët kanë nevojë ta dinë paraprakisht rrugën institucionale për rastet kur propozimi mungon ose procesi mbetet vazhdimisht i bllokuar”, u shpreh ai.