Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

KDI: El Tribunal Constitucional aclarará las consecuencias de incumplir los plazos para la constitución de la Asamblea.

kdi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të sqarojë pasojat e shkeljes së afateve kushtetuese dhe procedurale gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit, përfshirë të drejtën e propozimit të kryetarit dhe nënkryetarëve, si dhe mënyrën e vazhdimit të seancave.

Këto vlerësime u bënë në konferencën për media me rastin e publikimit të analizës “Konstituimi i Kuvendit pas skadimit të afatit kushtetues – Mes nevojës për funksionalitet institucional dhe respektimit të rendit kushtetues”, ku KDI ngriti disa çështje që, sipas tyre, duhet të trajtohen nga Gjykata Kushtetuese.

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se Kushtetuesja duhet të sqarojë edhe pasojat juridike për moskonstituimin e Kuvendit në afatin 30-ditor prej certifikimit të zgjedhjeve.

“Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht dhe i njëjti u shkel. Tash duhet të sqarohet çfarë pasoje juridike prodhon kjo shkelje, nëse mund të vazhdohet procesi pas skadimit të afatit, dhe nëse po, mbi cilat rregulla do duhej të ndodhte kjo. Lënia pezull e kësaj çështje u krijon hapësirë akterëve politik që edhe në legjislaturat e ardhshme ta përshtatin kohëzgjatjen e konstituimit me marrëveshjet dhe kalkulimet e tyre”, ka thënë  tha Cakolli.

Në anën tjetër, Vullnet Bugaqku trajtoi të drejtën e grupit më të madh parlamentar për propozimin e Kryetarit të Kuvendit. Mungesa e propozimit në seancat e gushtit, sipas analizës, ngriti pyetjen se si zbatohet kjo e drejtë përballë detyrimit të Kuvendit për t’u konstituuar brenda afatit.

“Gjykata duhet të sqarojë nëse e drejta e propozimit mund të shterohet, në çfarë rrethanash, kush e konstaton këtë dhe si vazhdon procedura. Deputetët kanë nevojë ta dinë paraprakisht rrugën institucionale për rastet kur propozimi mungon ose procesi mbetet vazhdimisht i bllokuar”, u shpreh ai.