Sport

Derbi i krizës së madhe

Takimi ndërmjet Pejës e Trepçës vlerësohet derbi i javës së 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll. Por ka gjasë që ndeshja të jetë derbi vetëm në letër e jo edhe në parket.

Dy klubet po përballen me telashe të mëdha financiare dhe me shumë gjasa nuk do të paraqiten me përbërje të kompletuara, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja luhet të shtunën (sot) nga ora 19:00 në palestrën "Karagaçi" në Pejë. Peja është e katërta me 36 pikë, por i ka luajtur vetëm 20 ndeshje. Trepça është e dyta me 39 pikë nga 23 ndeshje.

Peja të mërkurën u ndal në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, por në ndeshjen vendimtare u paraqit pa dy lojtarë bartës, Cameron Rundles dhe Jamie Billie.

Ata refuzuan të udhëtojnë të përballen me Kumanovën për shkak të borxhit që klubi e ka ndaj tyre. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.