Sport

Siguri e lartë në LOD, mobilizohen 28.700 policë

Descriptive Text

Siguria në arenat e Pyeongchangut para hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore është jashtëzakonisht e madhe.

Policia ka thënë se rreth 28.700 policë janë mobilizuar për këto Lojëra që nga 1 deri më 25 shkurt, për t’i siguruar sportistët dhe spektatorët, transmeton KTV.

22 sportistët e Koresë së Jugut kanë pranuar një njësi të vetë të policisë për t’u kujdesur për ta, ka thënë për Reuters, Kreu i Stacionit të Policisë në Gangneung.

Koreja e Jugut do t’i mbajë Lojërat e Para Olimpike nga data 9 deri më 25 shkurt në Pyeongchang, në Jeongseon dhe Gangneung, në Provincën Gangwon, në verilindje të vendit.