Peja ka shënuar fitore të lehtë sot ndaj Yllit në Superligën e basketbollit kosovar.
Në “Karagaçi” pejanët fituan me rezultat 110-78, raporton Koha.net.
Arti Hajdari ishte më efikasi në parket në radhët e Pejës duke shënuar 30 pikë, ndërsa pati 3 kërcime dhe 2 asistime. Cameron Rundles arriti të shënojë 20 pikë, pati 3 kërcime dhe 10 asistime.
Tek Ylli më i miri ishte Trae Anderson me 25 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime. Kurse Ergin Grosha shënoi 23 pikë, 10 kërcime dhe 1 asist.