Sport

Arsenali vazhdon formën e dobët

Arsenali ka pësuar humbje me rezultat 3 me 1 nga West Bromwich Albion për të vazhduar formën e dobët në Premier Ligë.

Pas humbjes nga Liverpooli në xhiron e fundit, londinezët pësuan nga WBA-ja për të mbetur në pozitën e pestë.

Dawson realizoi dy gola dhe një Robson-Kanu për WBA-në, derisa Alexis Sanchez shënoi golin e vetëm për Arsenalin.

Me këtë humbje Arsenali mbetet me 50 pikë në pozitën e pestë, një më shumë se Manchester Unitedi në pozitën e gjashtë që ka një lojë më pak të zhvilluar.