Sport

Foda është optimist për rezultate të mira të Kosovës

“Kemi një plan të qartë të cilit do t’i përmbahemi për ndeshjen ndaj Armenisë. Kemi përcjellë ndeshjet e lojtarëve, por i kemi përcjellë edhe ‘online’ si kanë luajtur dhe kemi përzgjedhur këta lojtarë. Gjithsesi çdo lojtar e ka mundësinë të tregoj veten për lojërat e ardhshme. Së fundi kam punuar në Zuerich dhe pas një periudhe kam nënshkruar kontratën e re. Më ka ardhur oferta prej federatës së Kosovës. Kemi zhvilluar bisedime shumë të mira. Është përmendur se duan të ndërrojnë shumë gjëra në ekip. Kam punuar shumë me lojtarë të Kosovës te Zuerichu dhe te Kaiserslauterni. Kosova ka ekip shumë interesant dhe lojtar shumë interesant dhe jam shumë i sigurt që do të arrijmë rezultate të mira”.


“Ne kemi udhëtuar shumë. Në Bukuresht ishte ndihmësi im. Kemi pasur një grup prej 40-50 lojtarë.Por ne jemi përcaktuar për lojtarët që na kanë magjepsur më shumë. Gjithsesi secili prej këtyre lojtarëve duhet të tregojë më të mirën. Dyert janë të hapura për çdo lojtar. Secili do të ketë rastin për të treguar veten dhe të marr pjesë në ndeshje. Por po duam që këtyre lojtarëve që kemi përzgjedhur të kenë rastin të tregojnë veten. Në të ardhmen do të përcjellim vazhdimisht lojtarët. Këto ndeshje dhe ndeshjet në verë na shërbejnë për të bërë përzgjedhjen e më të mirëve", ka shtuar ai.


Foda: Grumbullimin e fillojmë me 17 lojtarë

Me një “mirëdita” ka nisur konferencën për shtyp selektori i Kosovës, Franco Foda.

Ai ka thënë se në stërvitjen e parë do të jenë 17 lojtarë.

“Mirëdita. Shpresoj që të gjithë jeni mirë. Është takimi ynë i parë.Gjatë javëve të kaluar unë dhe trajnerët kemi udhëtuar shumë. Kemi shiquar lojtarë dhe jemi njoftuar rreth lojërave të ndryshme. Jam takuar personalisht me lojtarët, me Amir Rrahmanin e Vedat Muriqin. Kemi pasur shumë biseda të mira. Kemi kënaqësi të fillojmë të punojmë me lojtarët dhe të përgatisim ndeshjen në Armeni. Sot ende nuk janë preznet gjithë lojtarët, por sot gjatë ditës do të jenë të gjithë. 17 lojtarë do të jenë në stërvitje dhe do të kemi takimin e parë me ta. Gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë dhe janë në dispozicion”, ka thënë Foda.

LEXO EDHE: