Sport

Fitore e thellë e Arsenalit në Premier League

22:55 - Arsenali e ka mbyllur çështjen e fituesit në pjesën e parë përballë Sheffield Unitedit. Arenali shënoi pesë gola në pjesën e parë dhe një në të dytën për ta fituar ndeshjen e javës së 27-të të Premier Leagues me rezultatin 6:0. Arsenali është në seri prej shtatë fitoreve në elitën angleze. Golin e parë e shënoi Martin Odegaard në minutën e pestë. Për 2:0 shënoi autogol Jayden Bogle në minutën e 13-të, ndërsa dy minuta më vonë Gabirel Martinelli shënoi golin për 3:0. Në minutën e 25-të golin e katërt për Arsenalin e shënoi Kai Havertz, ndërsa Declan Rice e realizoi golin për 5:0 të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Arsenali shënoi edhe një gol. Në minutën e 58-të Ben White ishte shënues i golit të gjashtë. Arsenali është në vendin e tretë me 61 pikë, kurse Sheffieldi në vendin e fundit me 13 pikë.


Arsenali e ka mbyllur me epërsi 5:0 pjesën e parë ndaj Sheffield United. Ndeshja i takon javës së 27-të të Premier Leagues së Anglisë.

Golin e parë e shënoi Martin Odegaard në minutën e pestë. Për 2:0 shënoi autogol Jayden Bogle në minutën e 13-të, ndërsa dy minuta më vonë Gabirel Martinelli shënoi golin për 3:0.

Në minutën e 25-të golin e katërt për Arsenalin e shënoi Kai Havertz, ndërsa Declan Rice e realizoi golin për 5:0 të pjesës së parë.

 


Arsenali shpërthen me tre gola për 15 minuta

Arsenali po fiton bindshëm ndaj Sheffield Unitedit. Për 15 minuta, skuadra londineze i shënoi tre gola.

Martin Odegaard realizoi në minutën e pestë, para se Jayden Bogle të shënonte autogol në minutën e 13-të. Në minutën e 15-të për 3:0 shënoi Gabriel Martinelli. Ndeshja i takon xhiros së 27-të të Premier Leagues.