Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani kanë luajtur nga minuta e parë në ndeshjen derbi të Rumanisë në mes të Universitatea Craiova dhe Rapid Bukureshtit. Derbi i Rumanisë u mbyll baras, 1:1, ndërsa i takoi javës së 29-të të Superligës rumune.
Në golin e Rapidit, asistoi Ermal Krasniqi. Goli i realizuar në minutën e 49-të nga Jakup Hromada ishte i barazimit 1:1. Craiova shënoi golin e epërsisë në minutën e 30-të. Rrahmani e Krasniqi luajtën deri në fund, kurse Hasani u zëvendësua në minutën e 72-të. Për Craiovan nga minuta e 66-të luajti ish-sulmuesi i Prishtinës, Jalen Blesa. Rapidi mbetet në vendin e dytë me 52 pikë. Steaua Bukureshti është në vendin e parë me 64 pikë, kurse Craiova në pozitën e katërt me 46 pikë.