Sport

Ajeti ia siguron një pikë Clujit

Mbrojtësi Arlind Ajeti ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën rumune. Të shtunën, Ajeti shënoi gol në minutën e 82-të për t’ia siguruar një pikë CFR Clujit.

Cluji ishte mysafir i Farul Constanta në kuadër të xhiros së 29-të.

Ndeshja përfundoi 1:1. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 65-të, ndërsa më pas në skenë doli Ajeti që barazoi shifrat.

Për reprezentuesin e Shqipërisë është goli i tretë në kampionatin rumun. Ai u shpall më i miri i ndeshjes.