Monaco dhe Paris Saint-Germaini kanë luajtur baras në kryendeshjen e xhiros së 24-t të elitës franceze.
Monaco dhe PSG-ja të premten mbrëma barazuan pa gola.
Wissam Ben Yedderit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në pjesën e parë.
Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
Monaco pas 24 xhirove ka 42 pikë, 13 më pak se Paris Saint-Germaini lider.