Sport

Bayerni i bën dhuratë Leverkusenit

Bayern Muncheni ka vazhduar me formë jo të mirë edhe në Bundesligë.

Bavarezët të premten mbrëma barazuan 2:2 në udhëtim te Freiburgu.

Christian Gunter i dha epërsinë vendasve në minutën e 12-të.

Megjithatë, Bayerni ia doli ta barazojë rezultatin me një gol të bukur të të riut Mathys Tel në minutën e 35-të.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel gjeti golin e epërsisë në minutën e 75-të. Me një veprim individual, shënoi Jamas Musiala.

Por kur mendohej se fitorja do t’i takonte mysafirëve, në skenë doli Lucas Holer, që barazoi në minutën e 87-të.

Me barazim, Bayerni ka 54 pikë në vendin e dytë, shtatë më pak se lideri Leverkuseni, që të dielën luan në udhëtim ndaj Kolnit.

Freiburgu është i nënti me 30 pikë.