Armando Sadiku ka shënuar tjetër gol në elitën indiane të futbollit.
Sadiku me Mohun Baganin fituan 3:0 përballë Jamshedpurit të premten mbrëma.
32-vjeçari u inkuadrua në minutën e 70-të, ndërsa shënoi për 3:0 dhjetë minuta më pas.
Për të ishte goli i pestë i edicionit aktual, ndërsa ka edhe një asistim.
Mohun Bagani në 16 ndeshje ka 33 pikë dhe zë pozitën e dytë.
Odisha është e para me dy pikë më shumë.