Sport

Hendbollistet e Kosovës një fitore larg Botërorit

Descriptive Text

Hendbollistet e Kosovës U18 janë vetëm një fitore larg Kampionatit Botëror që në gusht mbahet në Kinë.

Të shtunën Kosova U18 luan në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental dhe me fitore kualifikohet në Botëror.

Përballë hendbollisteve të reja të Kosovës do të jetë Kaledonia e Re.

Kosova U18 të premten në mëngjes fitoi bindshëm ndaj Guatemalës, 31:12 dhe e fitoi grupin B të ngjarjes që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Të enjten Kosova U18 kishte fituar ndaj Uzbekistanit.

IHF Trophy është garë për vendet me hendboll në zhvillim, por që ofron dy bileta për Kampionat Botëror.

Arjeta Imeraj dhe Arona Krasniqi i shënuan nga 7 gola për Kosovën. 6 i kishte Andra Uglani. Imeraj u shpall më e mira e ndeshjes.

Në IHF Trophy Intercontinental paraqiten fituesit e turneve kontinentalë. Kosova e përfaqëson Evropën në U18.