Skuadra nga Suhareka, Ylli, është përforcuar edhe me një tjetër amerikan.
Klubi i basketbollit të enjten ka njoftuar nënshkrimin e Vince Cole, i cili luan në pozitat 2 dhe 3 dhe është i gjatë 198 centimetra.
24-vjeçari ka luajtur në Holandë te Yoast Unitedi e së fundmi ishte pjesë e Gesteco Cividale në ligën e dytë italiane.
Pas eliminimit nga Kupa, Ylli është përforcuar edhe me Aaron Jonesin.