Sport

Leao nuk largohet nga Milani

Sulmuesi portugez Rafael Leao ka thënë se nuk mund të largohet nga Milani. Ai ka thënë se Milani e ka ndihmuar të rritet si njeri dhe lojtar.

“Në Milan më ndihmuan të rritem si njeri dhe si lojtar. Nuk mund t’i lë ata. E ardhmja ime është në Milano. Edukimi im bazohet në besnikërinë”, ka thënë Leao.

24-vjeçari iu bashkua Milanit në gush të vitit 2019. Ai u transferua nga skuadra franceze, Lille. Hapat e parë në futboll i mori në skuadrën portugeze, Sporting Lisbona.

Ai me Milanin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028, ndërsa në 32 ndeshjet e edicionit aktual ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me tetë asistime.

Leao për Portugalinë në 23 ndeshje ka shënuar tri gola.