Sport

Kurti: Dardanët i dalin zot Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi të enjten në Prishtinë Kosova realizoi fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të parë parakualifikues për Kupën e Botës 2027 në basketboll duke mposhtur Përfaqësuesen e Irlandës me rezultatin 83:76.

“Dardanët i dalin zot Kosovës”, ka shkruar të premten Kurti në Facebook.

“Në palestrën e mbushur përplot të Pallatit të Rinisë dhe Sportit, në çerekun e fundit të lojës të gjithë ishim në këmbë në kërkim të fitores. 83 me 76 ishte rezultati fitues i basketbollistëve tanë ndaj Irlandës. Këtë të diel, e luajmë ndeshjen e radhës si mysafir kundër Azerbajxhanit. Duke besuar në sukses, vazhdojmë me hapa të sigurt në rrugëtimin tonë për parakualifikimet e Kupës së Botës”, ka shkruar tutje Kurti.