Federata e Basketbollit ka publikuar listën përfundimtare prej 12 basketbollistëve për dy ndeshjet e shkurtit, kundër Irlandës dhe Azerbajxhanit, për para-kualifikimet e Kupës së Botës 2027.
Në njoftim, FBK-ja ka thënë se listës së mungesave i është shtuar edhe Lis Shoshi. Bashkë me Shoshin si të lënduar nuk janë grumbulluar as Erjon Kastrati e Domenic Artis. Ndërsa Jan Palokaj nuk ka kompletuar dokumentacionin.
Sfidën e parë, Dardanët e kanë më 22 shkurt (sot) ndaj Irlandës në Prishtinë (19:00), derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.
Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.
Në fazën tjetër kalon direkt vendi i parë, ndërsa vendi i dytë më i mirë nga tre grupet e para-kualifikimeve gjithashtu do ta ketë biletën për në kualifikimet e rregullta.