Sport

Pas Chelseat, edhe Unitedi interesohet për Kanen

Pas Chelseat edhe skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anglez të Bayern Muenchenit, Harry Kane.

30-vjeçari iu bashkua Bayernit në gusht të vitit të kaluar nga skuadra e Tottenhamit. Kane për gjigantin gjerman ka shënuar 29 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat. Ai po ashtu ka kontribuar me tetë asistime. Por Bayerni ka mbetur prapa në garën për titull në Gjermani. Kapiteni i Anglisë, Kane, me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Më herët karrierë ka bërë edhe te Leicesteri, Norwichi dhe Millwalli.

Unitedi po ashtu ka shprehur interesim edh për mesfushorin holandez të Barcelonës, Frenkie de Jong.