Sport

Muçi debuton me barazim në Turqi

Ernest Muçi e ka kompletuar ndeshjen e parë me fanellën e Beshiktashit në Superligën e Turqisë. Beshiktashi luajti pa gola në udhëtim ndaj Kayserisporit, ndeshje që i takoi javës së 25-të të Superligës turke.

Te skuadra turke, Muçi u transferua ditë më parë nga Legia e Varshavës. Beshiktashit të hënën i mungoi Milot Rashica për shkak të lëndimit.

Beshiktashi është në vendin e katërt me 40 pikë, derisa Kayserispori në pozitën e 12-të me 29 pikë.