Ylli i Namibisë, Prins Tjiueza dështoi në testet mjekësore dhe nuk do t’i bashkohet Cape Town Cityt të Afrikës së Jugut.
Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i klubit afrikan për “supersport.com”. Tjiueza 21-vjeçar shkëlqeu me Namibinë në Kupën e Afrikës.
Drejtuesit e klubit të Lirisë kishin zyrtarizuar kalimin e mesfushorit te skuadra afrikane. Por të hënën është bërë e ditur se Tjiuezës do t’i duheshin tre muaj për t’u shëruar. “Ne do ta shikojmë përsëri në afatin tjetër kalimtar, por ai zor se do të kishte luajtur këtë edicion”, ka thënë zyrtari i klubit Cape Town City.