Liverpooli dhe Chelsea do ta zhvillojnë një garë të fortë gjatë verës për lojtarin e Newcastlet, Bruno Guimaraesin. Reprezentuesi i Brazilit kërkoi largimin gjatë janarit.
Por drejtuesit e klubit anglez refuzuan ofertat për futbollistin brazilian. Megjithatë, shitja e tij është e pashmangshme pas interesimit të dy gjigantëve anglez.
Për mesfushorin 26-vjeçar interesim ka shprehur edhe gjiganti francez, Paris Saint-German. Në tregun e transferimeve, braziliani vlerësohet rreth 85 milionë euro.
Ai për Brazilin ka shënuar një gol në 18 paraqitje. Tre gola e katër asistime i ka edhe në Premier League të Anglisë.