Sport

Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës për herë të tretë

 

Bregu i Fildishtë është fitues i Kupës së Afrikës në futboll. Turneun dramatik, Bregu i Fildishtë e mbylli me fitore po ashtu dramatike ndaj Nigerisë, të dielën mbrëma në Abidjan.

Bregu i Fildishtë, që organizoi Kupën e Afrikës, finalen e fitoi me rezultatin 2:1, me përmbysje të rezultatit. William Troost-Ekong kaloi në epërsi Nigerinë në minutën e 38-të.