Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça firmos me amerikanin me përvojë

Klubi i basketbollit Trepça ka angazhuar edhe një basketbollist amerikan.

Trepça të premten e ka prezantuar qendrën Devonte Upson. Ai është 30-vjeçar dhe i gjatë 206 centimetra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka luajtur në vende të ndryshme evropiane, ndërsa së fundi ishte në Turqi te skuadra Buyukçekmece. Ishte edhe te Hapoel Haifa në Izrael, Trieste në Itali, Strasbourgu në Francë, Arka Gdynia në Poloni e po ashtu në Kinë, Argjentinë, Estoni, Finlandë e Zvicër.

Këtë edicion në Superligën e Turqisë i kishte 13 paraqitje. Luajti me mesatare prej 8,7 pikëve e 4,7 kërcimeve për ndeshje.