Sport

Asllani kërkon “Championsin” me Cityn

 

Viti 2016 ishte mjaft i suksesshëm për futbollisten Kosovare Asllani.

Me Manchester Cityn fitoi titullin dhe Kupën në Angli, ndërsa me Suedinë fitoi medalje të bronztë olimpike. Por 27-vjeçarja ka pretendime edhe më të mëdha për këtë vit. Ajo synon që me Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve për futbolliste, shkruan sot Koha Ditore.