Sport

Aston Villa zbret nga “froni” Arsenalin

Pas fitores ndaj Manchester Cityt, Aston Villa ka vazhduar me formë impresive në Premier League.

Të shtunën mbrëma, në “Villa Park”, Aston Villa mposhti edhe liderin e tabelës, Arsenalin, me rezultat të njëjtë sikurse Cityn, 1:0.

Goli i John McGinn në minutën e shtatë e vulosi rezultatin e takimit.

Kai Havertzit iu anulua një gol në minutat shtesë të ndeshjes, pasi preku topin me dorë.

Me këtë fitore, Aston Villa i futet seriozisht garës për titull. Renditet e treta me 35 pikë, një më pak se Arsenali i vendit të dytë dhe dy më pak se Liverpooli lider.

VIDEO:

https://dubz.co/v/q7v9ra