Sport

Atalanta fiton derbin ndaj Milanit në fund

Descriptive Text

Atalanta e ka fituar derbin ndaj Milanit në minutat e fundit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A.

Atalanta triumfoi 3:2 në shtëpi.

Atalanta ishte dy herë e para në epërsi. Shënoi dy herë përmes Ademola Lookmanit në minutat 38-të dhe 55-të.

Por Milani barazoi dy herë. Shënoi Olivier Giroud në fund të pjesës së parë dhe Luka Joviq në të 80-n.

Megjithatë, Atalanta siguroi fitoren në fund me anë të Luis Murielit.

Milan s’pati fuqi ta barazonte rezultatin. Ndërsa Davide Calabria, pak para pësimit të golit, u ndëshkua me të kuq.

Me këtë fitore, Atalanta tubon 23 pikë në vendin e shtatë. Milani është i treti me 29 pikë.

Goli i Murielit në fund