Sport

Notarët të pasuksesshëm edhe në ditën e tretë në Evropian

 

Notarët e Kosovës kanë qenë të pasuksesshëm edhe në ditën e tretë të Evropianit në pishinë 25 metra, që po mbahet në Otopeni të Rumanisë.

Të enjten, Hana Beiqi mbeti e parafundit në kualifikime, përkatësisht e 44-ta në 100 krol. Larg kualifikimit ishte edhe në disiplinën 50 metra shpinë. Doli e 30-ta prej 32 garueseve.