Struga ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së 15-të përballë skuadrës tjetër shqiptare, Voska Sport.
Me pikët e plota të marra të mërkurën pas fitores 1:0 në shtëpi, Struga është ngjitur edhe në krye të tabelës.
Ndeshja ishte dramatike dhe u vendos në minutën e nëntë të kohës shtesë.
Mbrojtësi 30-vjeçar, Vangjel Zguro, realizoi në minutën e 99-të për rezultatin final të këtij ballafaqimi.
Struga pas 17 ndeshjeve ka 36 pikë, një më shumë se Shkupi.
Voska Sport mbetet në pozitën e parafundit me 17 pikë.