Sport

Barcelona nis negociatat për Savinhon

 

Skuadra e Barcelonës është në negociata me Gironan për sulmuesin brazilian, Savinho. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet spanjolle. Mësohet se Barcelona po synon transferimin e 19-vjeçarit në fund të këtij edicioni, pasi Savinho ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion në La Liga.

Në 15 ndeshje të luajtura në kampionat, Savinho ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 4 asistime, ndërsa Girona ka tubuar 38 pikë, sa i ka edhe Real Madridi që është në krye të tabelës.