Sport

Eliminohet edhe Liria nga Kupa e Kosovës

 

Pas Fushë Kosovës është eliminuar edhe Liria e Prizrenit në garat e Kupës së Kosovës në futboll. Këto janë ekipet e vetme të Superligës që janë eliminuar në 1/16 e finales nga kundërshtarë që bëjnë gara në Ligën e Parë.

Përderisa Fushë Kosova u eliminua nga 2 Korriku, skuadra e Lirisë nuk arriti të avancoj në 1/8 e finales pasi u mposht në Prizreni nga Rilindja 1974. Në fakt, Liria u mposht pas penalltive pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me shifrat 2:2.