Sport

Olimpiada e Parisit, “sfidë e madhe” për skuadrën e asgjësimit të bombave

 

Ekipi i policisë së Parisit për asgjësimin e bombave pret që Lojërat Olimpike që mbahen vitin e ardhshëm t'i paraqesin “sfidë të madhe”, raporton "AP". Kjo skuadër ka punuar me organizatorët e lojërave olimpike “Parisi 2024” për të përcaktuar nivelin e duhur të ndërhyrjes për asgjësimin e bombave gjatë Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike në kryeqytetin francez, tha drejtori i laboratorit qendror të policisë.

“Lojërat Olimpike janë një sfidë absolutisht e vërtetë”, pranoi Christophe Pezron për ngjarjen që do të mbahet prej datës 26 korrik deri më 11 gusht.