Sport

Barça nxjerr në shitje Balden

 

Mbrojtësi i krahut, Alejandro Balde pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës ka shkruar “Mundo Deportivo” të martën. Mësohet se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur ta nxjerrin në shitje 20-vjeçarin, pasi trajneri Xavi Hernandez nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij.

Thuhet se për kartonin e Baldes, Barcelona po kërkon rreth 30 milionë euro duke pasur parasysh se ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2028.