Sport

Istogu forcohet me fundorin Brooks

KB Istogu ka reaguar menjëherë pas largimit të tre lojtarëve amerikanë, duke e prezantuar përforcimin më të ri të ekipit për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Fundori Daquan Brooks do të jetë pjesë e Istogut dhe pritet të debutojë në vikend kundër skuadrës së Pejës. Brooks (177 cm) ka përvojë të madhe, ndërsa së fundi ka luajtur në Venezuelë te skuadra Gigantes me një mesatare prej 13 pikëve e 5 kërcimeve për ndeshjes.

Ai karrierë ka bërë edhe në Turqi, Katar, Palestinë, Meksikë, Libi, Arabi Saudite, Republikën Dominikane, Kili dhe Kanada.

Aktualisht, Istogu zë vendin e fundit në Superligën e Kosovës me vetëm një fitore pas 11-të ndeshjeve të luajtura.

Për Istogun, ky është edicioni i parë në elitën e basketbollit kosovar.