Sport

Bashkimi ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Kërveshi

Humbja nga Proton Cable Prizreni në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në basketboll, ka ndikuar me largimin e trajnerit Edin Kërveshi nga skuadra e Bashkimit.

Ekipi nga Prizreni, të hënën ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me Kërveshin.

Në njoftim, Bashkimi ka falënderuar Kërveshin për kontributin e tij, ndërsa ka shtuar se deri në vendimin e ardhshëm, ekipi do të drejtohet nga ndihmësi Elbesar Gështenja.

Kërveshi ishte trajner i Bashkimit prej fillimit të këtij edicioni, ndërsa nën drejtimin e tij, ekipi ka regjistruar katër fitore dhe shtatë humbje në 11 ndeshje të zhvilluara në Superligë.

Është në pozitën e gjashtë në tabelë me 15 pikë, sa i ka edhe Proton Cable Prizreni por që zë vendin e parafundit.