Sport

88 minuta për Zhegrovën në fitoren e Lille

 

Edon Zhegrova ka startuar te Lille që fitoi 2:0 ndaj Metzit, të dielën. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 14-të të elitës franceze. Zhegrova luajti deri në minutën e 88-të dhe ishte prej lojtarëve më aktivë. Yusuf Yazici dhe Jonathan David shënuan golat për Lillen.

Të dy realizuan në minutat shtesë të pjesës së parë. Lille është i katërti me 26 pikë. Metzi është i dhjeti me 16 pikë.