Selektori i Kroacisë, Zlatko Daliq, e ka komentuar grupin po ashtu.
Kroacia, bashkë me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë janë në Grupin B, pas tërheqjes së shortit në Hamburg të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është grupi më i vështirë. Luajmë kundër kampiones në fuqi, Italisë, fituesit në fuqi të Ligës së Kombeve, Spanjës, dhe ne jemi të tretit e botës. Për këtë është grupi më i vështirë. Ndeshja e parë kundër Spanjës në Berlin do të jetë spektakël. Kemi kundërshtarë të vështirë”, ka theksuar Daliq.
Më pas, ai ka folur edhe për Shqipërinë, dhe e ka vlerësuar.
Ka thënë se e kanë përcjellë.
“Italianët janë kampion Evrope, kanë kualitet. Ne e kemi studiuar Shqipërinë shumë. Ata kanë qenë shumë të mirë në kualifikime. Ndeshja e tretë kundër Italisë mund të jetë vendimtare. Besoj se do të jemi në formë të mirë fizike. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. E dimë synimin tonë, i cili është kalimi i grupit”, ka shtuar Daliq.
Ai ka thënë se Kroacia do ta ketë përkrahjen e madhe, pasi do të luajë në Berlin, Leipzig dhe Hamburg. Për këtë arsye mbështetet në mbështetjen e tifozëve.