Victor Boniface është një prej lojtarëve më të mirë te Bayer Leverkuseni në edicionin aktual.
Me 12-të gola e gjashtë asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat, Victor Boniface është zbulimi i edicionit te skuadra që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso.
“Arsyeja e transferimit është Florian Wirtz”, ka thënë 22-vjeçari në një intervistë dhënë për “Sportbuzzer” të shtunën.
Para transferimit, ai i ka analizuar lojtarët e Leverkusenit. Wirtzin, 20-vjeçar, nuk e kishte njohur më parë.
“Pasi shikova vetëm një ndeshje, isha i bindur se Flo është futbollist brilant, magjistar. Kur menaxheri më tregoi për interesimin e Leverkusenit, ishte e qartë se doja të luaja me të në skuadër”, ka thënë sulmuesi që u transferua nga Royale Unioni belg për 20 milionë euro në këtë verë.
Nigeriani golin e fundit e realizoi në fitoren 2:0 kundër Hackenit, në Ligën e Evropës. Leverkuseni ende është pa humbje në Bundesligë, kurse ndeshjen e radhës e luan të dielën kundër Dortmundit në shtëpi, në orën 17:30.