Gjilani është në epërsi ndaj Lirisë në ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll. Edi Basha realizoi nga penalltia të cilën e shkaktoi Melos Zenunaj.
Basha realizoi në minutën e 24-t, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Zenunaj një minutë më pas, gaboi në posedim të topit dhe ndali në mënyrë të palejuar një futbollist të Gjilanit.
E mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. Nga gjuajtja e lirë për Gjilanin shënoi Elvedin Heriq, në minutën e 26-të.