Sport

Muçi shënon gol në disfatën e Legias

 

Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol për skuadrën e Legias së Varshavës. Por, goli i tetë në të gjitha garat në 28 paraqitje i Muçit, nuk i ka mjaftuar Legias që ta shmangë disfatën në xhiron e parafundit të Grupit E të Ligës së Konferencës.

Legia u mposht në udhëtim tek Aston Villa, 2:1. Sulmuesi i Shqipërisë realizoi në minutën e 20-të për barazimin e rezultatit 1:1.