Sport

Benfica e Interi dhurojnë spektakël

Foto: AP
 

Benfica dhe Interi kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e pestë të Grupit D të “Championsit”. Benfica pa gjasa për kualifikim tutje, dhe Interi tashmë i kualifikuar në fazën tjetër, të mërkurën mbrëma barazuan 3:3. Joao Mario realizoi “hat-trick” në pjesën e parë për vendësit, duke shënuar në minutën e pestë, të 13-të dhe të 34-t.

Megjithatë, Marko Arnautoviq në minutën e 51-të, Davide Frattesi në minutën e 58-të dhe Alexis Sanchez nga penalltia në minutën e 72-të, vulosën rezultatin final të takimit, 3:3. Antonio Silva te vendësit u ndëshkua me të kuq në minutën e 86-të. Interi në vendin e dytë ka kaluar tutje me 11 pikë. Benfica mbetet e fundit me një pikë.