Bayerni mori vetëm barazim pa gola në ndeshjen ndaj Copenhagenit. Në minutat shtesë, Bayerni fitoi penallti. Por pas rishikimit të VAR-it ajo u anulua. Kështu rezultati në fund mbeti 0:0.
Ndeshja i takoi xhiros së parafundit të fazës grupore të Championsit.
Bayerni më herët ka siguruar vendin e parë në grup dhe avancimin në raundin tjetër. Ndërkohë gara për pozitën e dytë do të vendoset në xhiron e fundit. Copenhageni dhe Galatasaray kanë nga pesë pikë, ndërsa Manchester Unitedi i ka katër.
Manchesteri tashmë nuk e ka në dorë kualifikimin. Në xhiron e fundit e pret Bayernin, ndërsa Copenhageni e Galatasaray takohen në Danimarkë. Këto ndeshje zhvillohen më 12 dhjetor.